Shkëputur nga albumi me titull PUNË TË PASTRA, i cili qarkulloi për herë të parë në vitin 2008 nga shtëpia diskografike EMI Music, G-BANi në këngën MË PËLQEN TI. Mund ta blini këtë këngë ose të gjithë albumin në iTunes duke ndjekur lidhjen e mëposhtme: itunes.apple.com Vargjet: G-BANi - Më pëlqen ti Strofa e parë: Jam si tip ca i lëvizshëm, ju bëj ndjenjave bisht Por kur ndjej diçka, ndjej diçka, ndjej, seriozisht Që diçka ndjej, s' gënjej, a qenka ajo vajza Ajo pra bukuroshja që është ulur atje tej Cila pra është më e bukura, për kë do bëje sherre Cilën do të zgjidhje sikur të të thonin merre Është e bukur dhe e zgjuar, e ka trupin si ngjala Ajo pra që ndriqon si yll për atë ishte fjala E kam parë dhe herë të tjera tek lëvizte në qytet Me mamin a me babin a me shoqërin e vet Nuk e di s' jam i sigurt por nuk ka dhe shumë rëndsi Më pëlqen e kam fiksim, më duket se ajo e di Kishte pyetur për mua ca vajza që më njohin Po nuk don t' ja di at'here për se u interesua Plus që në celular ka zile këngën «Të Dua» Ika që ti them diçka më prisni 5 minuta mua. Vajzë, Refreni: Më pëlqen kur je afër meje Dhe kur rastësisht të takoj S' i heq dot syt e mi prej teje Dua vetëm ty të shikoj Je magjepse dhe romantike Sikur hëna natën mbi det Në rërën e lagur do shkruaj Më pëlqen ti e din dhe vet Strofa e dytë: Do ta ketë fajin deti, që të lagu trupin Dhe Dielli që me ngjyrë të bukur bronxi të ngjyrosi Që s'i heq dot syt e mi nga ti e mos më buzëqesh Ashtu, se po më fluturon kapaku si atlete
...