uji zem zem, te dhena shkencore per ujin zem zem, karakteristikat e ujit zem zem, mrekullia e ujit zem zem, mrekulli uji zem zem, vlera e ujit zem zem, islami, ligjerata islame, pastertia e ujit Shkencëtari japonez Dr Mesaru Imuti (Masaru Emoto) thotë se uji zemzem cilësohet si ujë me veti të veçanta dhe karakteristika të cilat nuk mund të gjinden tek ujërat tjerë të thjeshtë. Këtë pretendim e vërtetoi me anë të hulumtimeve të cilat i bëri në ujin zemzem me të ashtuquajturën nano-teknologji, gjë që nuk kishte mundësi ta ndryshoj asnjë veti specifike apo karakteristikë të ujit të zemzemit, dhe shtoi se me përzierjen e një pike të ujit zemzem me 1000 pika uji të rëndomtë fitohet përzierja e cila përfshin të gjitha cilësitë dhe karakteristikat e ujit zemzem. Dr Mesaru Imuti, shkencëtar dhe hulumtues japonez, drejtor dhe president i Institutit për hulumtime shkencore "Had" në Tokio, i cili vizitoi Arabia Saudite dhe ligjëroi në fakultetin "Darul-hikme" për femra në Xhidde, në një takim ku morën pjesë mbi 500 shkencëtar dhe hulumtues. Ai, gjithashtu, bëri të ditur për eksperimentin e tij në ujin zemzem (të cilin e mori nga një arab), dhe tha: "Zemzem është vërtet një ujë i veçantë, dallon nga ujërat tjerë nga përbërja dhe komponentet kristale që i përmban. Të gjitha provat që janë bërë në ujin zemzem nuk ia ndryshuan cilësinë dhe karakteristikat e tij, gjë që tregon se uji zemzem nuk është ujë i thjeshtë si ujërat tjerë". Ky shkencëtar i dalluar japonez, themelues i teorisë
...